Partizani largon “ushtarin e besës”; Telushi ndihet i pavlerësuar

10 Gusht 2020
12:42
Alfred Lleshi
back button

Bruno Telushi nuk do të jetë më futbollist i Partizanit. Këtë fakt e ka bërë publik vetë mesfushori vlonjat, duke konfirmuar “divorcin” me të kuqtë jo me dëshirën e tij. Sipas të gjitha gjasave, futbollisti në fjalë do t’i bashkohet Skënder Gegës te Kukësi, në zyrat e të cilit është parë sot duke biseduar për kushtet e kontratës. Përmes rrjeteve sociale, ai ka shkruar:

“Dua ta bej publike. Nga dita e sotme nuk do te jem me pjese e projektit te Partizanit. Siç e dini, kontrata ime kishte perfunduar ne muajin maj.

Gjate gjithe kesaj kohe kam pritur me padurim dhe me deshiren e madhe te jem pjese e Partizanit. Dje, me ne fund, ne nje takim me drejtorin dhe me presidentin m’u tha se nuk jam ne planet per te ardhmen.

Qe nga dita e pare qe kam veshur fanellen e Partizanit dhe deri me sot kam qene besnik, jam stervitur dhe kam luajtur me te gjitha mundesit e mia per ate fanelle dhe per ato tifoze.

Me keqardhje po largohem, jo i vlersuar per ate qe une kam dhene ne fushe.

Po largohem si kampion. Jam profesionist dhe do te shikoj sfida te tjera. Ne çdo ekip qe do te shkoj do te punoj me te njejtin perkushtim.

Dua te falendoroj shoket e ekipit, tranjeret me te cilet punova, tifozet e mrekullushem, te gjithe dashamiresit e mi. Me shume respekt, Bruno Telushi #ushtari #beses #17”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit