Partizani “leksion” Tiranës, fiton 3-0 finalen e parë play off

8 Prill 2021
19:46
Telesport
back button

Partizani në volejboll për femra fitoi pasditen e sotme 3-0 ndaj Tiranës në “Asllan Rusi”, në finalen e parë play off. Një ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga volejbollistet e trajnerit Andi Lundra, që në të trija setet patën një epërsi të dukshme.

Skuadra e “kuqe” i fitoi të trija setet me diferenca pikësh: 25-12, 25-15 dhe 25-21, çka tregon për epërsinë që kishte ekipi i Partizanit. Një derbi që pritej më i fortë, duke parë sfidat e mëparshme mes dy ekipeve, por këtë herë gjithçka foli për Partizanin.

Tirana rivalizoi disi në setin e tretë, por kjo ishte shumë pak për bardheblutë për të synuar fitoren. Ndeshja e dytë finale do të luhet pas 48 orësh, ndërkohë që kampione e Shqipërisë shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 takimet finale play off.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit