Partizani “leksion” Vllaznisë, fitojnë edhe dy ekipet durrsake

15 Dhjetor 2018
21:30
Telesport
back button

Është mbyllur sot faza e parë e Superligës në basketboll për meshkuj, teksa janë luajtur tri takimet e javës së 10-të. Asnjë surprizë, pasi trioja e kreut ka fituar në sfidat e sotme, duke bërë që asnjë ndryshim të mos ketë në klasifikim. “Kampione e dimrit” u shpall skuadra e Goga Basket, që doli fituese nga sfida me Kamza Basket, ndeshje e luajtur në fushën e kësaj të fundit. Një fitore e lehtë e ekipit durrsak, që debuton në Superligë dhe arrin të dominojë në kampionat, duke bërë një paraqitje të mirë.

Fiton edhe Teuta, që mundi 98-69 Tiranën në “Fahrie Hoti”, një ndeshje e dominuar nga durrsakët. Ekipi i Teutës krijoi një epërsi të lehtë në pjesën e parë, për të vulosur më tej fitoren në 20 minutat e dyta. Tirana rezistoi në fillim, por më pas u detyrua të “hapë krahun”, pasi epërsia e durrsakëve ishte e ndjeshme, që e merituan fitoren.

Një fitore të rëndësishme korri sot Partizani, që mundi 82-75 Vllazninë në “Asllan Rusi”, një fitore me vlera e skuadrës së kuqe, që jo vetëm konsolidon vendin e dytë, por edhe lë në vendin e fundit ekipin shkodran. Miqtë pretendonin shumë nga kjo sfidë, por ende përforcimet e muajit të fundit nuk po japin atë që pritet në fushë. Partizani ishte më solid dhe konkret në parket, duke e dominuar sfidën.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 10-të (15 dhjetor)

Goga Basket – Kamza Basket, 117-90

Partizani – Vllaznia, 82-75

Tirana – Teuta, 69-98

Renditja: Goga Basket 18 pikë (8/2), Partizani 17 pikë (7/3), Teuta 17 pikë (7/3), Tirana 14 pikë (4/5), Kamza Basket 13 pikë (3/7), Vllaznia 11 pikë (1/9).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit