Partizani luan si kampion, Erzeni pëson ndalesën e parë sezonale

10 Shkurt 2020
8:36
Telesport
back button

Ka startuar faza e dytë e kampionatit të volejbollit për meshkuj. Partizani kampion fitoi 3-0 ndaj Erzenit, një përballje mes dy ekipeve më të mira në kampionat. Përforcimet e bëra nga të kuqtë në merkato dhanë rezultat, pasi Partizani arriti të triumfojë ndaj shijakasve, në një ndeshje me rivalitet. Për Erzenin kjo është humbja e parë sezonale, por vazhdon të kryesojë renditjen.

Në takimet e tjera, Skënderbeu fitoi 3-1 ndaj Studentit, ndeshje e luajtur në kryeqytet. Fitore me prëmbysje e skuadrës korçare, që pasi humbi setin e parë arriti të triumfojë në tri setet e tjera. Pa probleme fitojnë me rezultatin e njëjtë 3-0 Vllaznia dhe Farka Volley, respektivisht ndaj Teutës dhe Elbasanit, fitore që i mbajnë në zonën play off.

Volejboll – Meshkuj, java e 11-të

Studenti – Skënderbeu, 1-3 (25-20, 21-25, 22-25, 19-25)

Teuta – Vllaznia, 0-3 (10-25, 19-25, 19-25)

Elbasani – Farka Volley, 0-3 (22-25, 18-25, 20-25)

Partizani – Erzeni, 3-0 (25-22, 25-23, 25-19)

Tirana (pushim)

Renditja: Erzeni 26 pikë, Partizani 22 pikë, Tirana 21 pikë, Skënderbeu 17 pikë, Vllaznia 15 pikë, Farka Volley 15 pikë, Studenti 13 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit