Partizani ia ka dalë të sigurojnë 3 pikët në “Kukës Arena”, duke mposhtur 2-1 verilindorët e Enkelejd Dobit, për të rimarrë kështu edhe vendin e parë në tabelën e klasifikimit me një pikë më shumë se Erzeni.
Partizani do të kalonte i pari në avantazh në “Kukës Arena”, ku Tedi Cara do të ndëshkonte Angel Tafas. Sulmuesi i demave shënoi nga goditja e dënimit një supergol në minutën e 16-të. Kukësi bën shumë pak në pjesën e parë për të rikthyer baraspeshën, me ritmin e lojës që ra ndjeshëm. 45-minutat e para në “Kukës Arena” u mbyllën me avantazhin e miqve, teksa pjesë e dytë do të ishte një tablo tjetër.
Daci që nga tuneli do të gjente golin e barazimit. Një zbritje e shpejtë nga e majta, Daci futet në zonë dhe mposht portierin Rexhepi. Verilindorët marin zemër nga goli i shënuar, me lojtarët që krijojnë raste të tjera shënimi, por do të mungonte finalizimi.
Kukësi sheh më shumë drejt sulmit, por edhe Partizani zbret rrezikshëm sa herë që ka mundësinë, teksa në të 73-të do të vinte dhe goli i avantazhit për demat. Enea Bitri ndëshkon për herë të dytë Tafas. 1-2 për miqtë që provojnë të gjejnë edhe golin e sigurisë në “Kukës Arena”.
Kukësi në minutat e mbetura provon me gjithë forcat, por vendasit nuk do të mund të ndryshonin fatin e kësaj ndeshje duke marrë një tjetër humbje në këtë sezon, ndërsa vazhdojnë të renditet të fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 2 pikë në 5 ndeshje të luajtura deri më tani.
Episodi – Tedi Cara shënoi një supergol në minutat e para të sfidës midis Kukësit dhe Partizanit sot qe u mbyll me fitore 1-2 per te kuqte. Por gjatë festimit te golit, Cara u godit me një shishe në fytyrë.
Nje akt i turpshem ne futbollin shqiptar por qe perseritet cdo here. Futbollisti i Partizanit eshte dashur qe me pas te zevendesohet. Shishja e hedhur drejt tij e çau poshtë pjesës së syrit, por pa asnjë dëmtim për vizionin e futbollistit të “demave”.
Në fundin e pjesës së parë, Cara është transportuar drejt Spitalit të Kukësit për të marrë një trajtim më të specializuar, me lojtarin që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore siç raportohet gjate ndeshjes. Shikoni videon e incidentit me poshte:
VIDEO E EPISODIT