Partizani merr fitoren e radhës, mposht Teutën dhe shkëputet në krye (Pamjet)

1 Prill 2023
20:01
Denis Hakanaj
back button

Partizani është larguar me tri pikët nga fusha e Teutës, pas fitores 2-0 të marrë pasditen e sotme në ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit shqiptar.

Ka qenë Mba që ka zhbllokuar ndeshjen në favor të Demave në minutën e 11-të, me golin e sigurisë që ka ardhur në fundin e pjesës së dytë. Ka qenë Hoti ai që ka fiksuar shifrat në 2-0 në minutën e 84-t.

Kjo fitore e ndihmon Partizanin të shkëputet me tri pikë në krye të renditjes ndaj Tiranës, por këta të fundit do të zbresin në fushë nesër kundër Erzenit.

Në dy ndeshjet e tjera të  ditës së sotme, Egnatia ka mundur 3-0 Kukësi në transsfertë dhe është ngjitur në vendin e tretë të renditjes me 41 pikë. Zhgënjen Vllaznia, që nuk ka shkuar më larg se një barazim pa gola në shtëpi kundër Bylisit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit