Partizani merr vendimin për tifozët, Guerrilsat japin lajmin!

13 Mars 2019
15:10
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani u dënua nga Komisioni i Disiplinës me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë për shkak të problemeve në derbin ndaj Tiranës. Në sfidën e humbur ndaj Luftëtarit për Kupën e Shqipërisë u shlye gjysma e dënimit, ndërsa në takimin ndaj Teutës tifozët mund të rikthehen nëse paguhet gjoba. 

Klubi i kuq ka vendosur që të paguajë për të rikthyer lojtarin e tyre të 12-të në shkallët e stadiumit. Lajmi konfirmohet dhe nga tifo-grupi i "Demave të kuq" me anë të një postimi në "Facebook". "Rikthehemi në stadium, 3 vite burg kush mungon në këtë ndeshje".

Takimi ndaj Teutës do të luhet ditën e diel, prej orës 17:00. Një sfidë mjaft e rëndësishme, pasi të kuqtë duhet të fitojnë për të vazhduar kryesimin dhe për t'iu larguar më shumë një rivali si Teuta. Kukësi është më afër tashmë, pasi ka ngushtuar diferencën me 6 pikë. Partizani është futur në sprintin final të sezonit dhe nevoja e tifozëve është shumë e madhe. Ethet e kreut janë më të forta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit