Partizani mposht sërish Tiranën, një fitore larg titullit kampion

10 Prill 2021
19:20
Telesport
back button

Partizani mposhti 3-0 Tiranën në finalen e dytë play off në volejboll për femra, duke udhëhequr 2-0 me ndeshje. Të kuqtë janë vetëm një fitore larg titullit kampion, titull që mund të vijë pas 48 orësh, në përballjen e tretë mes këtyre dy ekipeve. Siç dihet, kampione shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 finalet e planifikuara.

Sfida e sotme, thuajse ishte një formalitet për të “kuqtë” e trajnerit Lundra, që e dominuan ndeshjen. Dy setet e para u fituan me shumë lehtësi nga Partizani, 25-13 dhe 25-8, çka tregon për epërsinë e këtij ekipi. Tirana përpiqet të rivalizojë në setin e tretë,por pas pikës së 20-të humbet terren dhe Partizani fiton 25-22 e krejt takimin 3-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit