Partizani mposht Tiranën në finalen e tretë play off dhe rihap garën për titull

20 Prill 2023
20:08
Telesport
back button

Partizani fitoi sot në mbrëmje finalen e tretë play off në volejboll për meshkuj, duke rihapur garën për titullin kampion. Të “kuqtë” mposhtën 3-0 Tiranën në derbi, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Pas këtij takimi, bardheblutë udhëheqin 2-1 me ndeshje, pasi kanë fituar dy sfidat e mëparshme.

Tirana synonte fitoren edhe sot për të festuar titullin e dytë radhazi, por Partizani prishi festën e rivakëve. Një ndeshje që foli për Partizanin, më superior në fushë, duke mos përsëritur gabimet e ndeshjeve të mëparshme. Të trija setet u dominuan nga të kuqtë, që i fituan ato me shifrat 25-20, 25-22, 25-20.

Bardheblutë nuk dhanë atë që pritej në fushë, duke qenë më të lodhur e gabuan në gjuajtje e pritjen e topit të parë. Partizani luajti më i vendosur për fitore, duke ditur se ishte shansi i fundit. Për pasojë, të kuqtë ushtruan më shumë presion dhe korrën një fitore që i mban ende në lojë për titullin.

Finalet play off-meshkuj

Nd.1, Partizani – Tirana, 1-3

Nd.2, Tirana – Partizani, 3-2

Nd.3, Partizani – Tirana, 3-0

Nd,4 Tirana – Partizani

Lajme të tjera

Lajmet e fundit