Partizani mund Erzenin dhe rrit presionin ndaj Tiranës

29 Prill 2023
20:42
Denis Hakanaj
back button

Partizani ka marrë një fitore të vuajtur 2-1 kundër Erzenit në javën e 31-të të kampionatit shqiptar të futbollit dhe ka shkuar përkohësisht vetëm dy pikë larg Tiranës kryesuese.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, sfida është zhbllokuar në minutën e 60-të me një gol të Da Silva-s, i cili ka mposhtur me lehtësi portierin kundërshtar.

ERZENI-PARTIZANI 0-1 – VIDEO

Në minutën e 84-të, Demat e Kuq kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Sota. Pavarësisht inferioritetit numerik, Partizani ka arritur të dyfishojë avantazhin.

Ka qenë Hoti që ka shënuar në minutën e 87-të me një goditje shumë të bukur në limitet e zonës së rreptësisë pasi ka shmangur një kundërshtar.

ERZENI-PARTIZANI 0-2 – VIDEO

Në fundin e ndeshjes, më saktësisht në minutën e 98-të, ka ardhur reagimi i Erzenit që ka fiksuar shifrat në 2-1 me një penallti të Kahrimanovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit