Partizani mund Flamurtarin në 10 minuta, barazohet seria e finaleve play off

28 Prill 2023
8:25
Telesport
back button

Partizani në basketboll për femra fitoi 73-59 ndaj Flamurtarit në finalen e dytë play off luajtur në “Asllan Rusi”, duke barazuar në 1-1 serinë e takimeve. Një ndeshje me rivalitet për 30 minuta dhe vetëm në 10-minutëshin e fundit u vendos emri i ekipit fitues.

Shifrat e këtij takimi ishin thuajse identike me atë të sfidës së parë, luajtur në Vlorë. Të dyja ekipet rivalizuan fort në shumicën e ndeshjes, me barazime të shumta, teksa asnjëra nga ekipet nuk shkëputej. Perioda e katërt vendos fatin e takimit, ku ekipi kryeqytetas zbret në fushë i tjetërsuar, duke dominuar në parket.

Partizani shkëputet, duke luajtur mirë në sulm  e përfituar nga gabimet e vlonjateve, që shpejt dorëzohen dhe kështu të kuqtë fitojnë 73-59. Bannister me 16 pikë, Lalaj me 15 pikë e 12 rebound si dhe Brych e Edwards me nga 14 pikë secila u dalluan për Partizanin, dukë i bërë të pavlefshme 15 pikët e Omerbasic për vlonjatet.

Finale-play off, femra

Nd.1, Flamurtari – Partizani, 73-58

Nd.2, Partizani – Flamurtari, 73-59

Nd.3, Flamurtari – Partizani,

Nd.4, Partizani – Flamurtari,

Lajme të tjera

Lajmet e fundit