Partizani nënshkruan me mbrojtësin, nis ofensiva për sulmuesin boshnjak

13 Janar 2019
10:57
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani vazhdon merkaton dhe tashmë është futur në fazën finale. Skuadra e "demave" nuk duhet të humbasë shumë kohë, pasi kampionati po troket në derë. Trajneri Skënder Gega deri tani ka mirëpritur vetëm 3 afrime, Fatjon Jusufin dhe Alessio Hysenin, ndërsa Dilaver Duka mbetet në provë. Futbollisti është i dëmtuar, por me shumë mundësi do nënshkruaj kontratë me kryeqytetasit, pasi numri një i stolit e do me grupin. 

Merkatoja mbetet ende e hapur dhe duket se të kuqtë kanë arritur afrimin e radhës. Emri që pritet të nënshkruajë shumë shpejt është Lum Rexhepi. Mbrojtësi do të hedhë firmën në kontratë dhe do t'i bashkohet ekipit në fazën përgatitore në Antalia. Shtatlarti ka qenë pjesë e KuPS në Finlandë, por që prej shtatorit të 2018 nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare. Karriera e tij do të rinisë me ekipin e kuq, aty ku duhet të thyejë konkurencën e Belicës dhe Atandës. 

Sulmi mbetet ende "thembra e Akilit", Karikari mbetet një ëndërr në sirtar, pasi lëvizja nuk mund të realizohet. Emri tjetër që dëshirohet shumë nga të kuqtë e kryeqytetit është Haris Handzic. Sulmuesi i Sarajevos është një nuhatës i mirë i portës dhe "ujk goli". Vetëm 320 minuta këtë sezon dhe ka shënuar 5 gola. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit