Partizani ngec me sulmin, krahu i djathtë i mbrojtjes gjen zgjidhje

16 Janar 2019
12:25
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka kaluar një merkato me shumë dritëhije. Trajneri Skënder Gega nën zë ankohet se nuk i kanë sjellur lojtarët që do, ndërsa marrëdhëniet e tij me klubin kanë pësuar pak krisje. Katër afrime kanë bërë "demat" deri tani, pasi Fatjon Jusufi, Alessio Hyseni, Dilaver Duka dhe Lum Rexhepi do të luftojnë për vendin e tyre në formacion. Duka është në provë, por konsiderata e teknikut për të është lartë, prandaj me shumë mundësi do të jetë pjesë e të kuqve. 

Nga krahu tjetër, ende nuk është gjetur sulmuesi i shumëkërkuar. Karikari nuk vjen përfundimisht, ndërsa alternativa tjetër e pëlqyer ishte Haris Handzic. Ky i fundit duket se nuk do të gjejë marrëveshjen me drejtuesit e "demave", pasi nuk bien dakord në aspektin financiar. Drejtuesit po punojnë që të afrojnë sulmues tjetër, ka disa alternativa, por ende nuk ka diçka konkrete. 

Krahu i djathtë i mbrojtjes duket se ka gjetur zgjidhje. Ibrahimi do të duelojë për një vend në formacion me Jetmir Krasniqin. 24-vjeçari ka qenë pjesë e Luganos, por nuk ka arritur të gjejë hapësirat e duhura te skuadra zvicerane. Ai ka lujtur dhe me përfaqësuesen e Kosovës. Shqiptari i Kosovës është një element i mirë për të ardhmen.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit