Partizani ngec në merkato, bllokohe dy opsione

18 Janar 2019
15:32
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka ngecur në merkato dhe dy mundësitë e fundit u bllokuan. Ekipi i "demave" ishte shumë pranë afrimit të mbrojtësit të djathtë të Luganos, Jetmir Krasniqi dhe po punohej për sulmuesin Haris Hadzic.

Mbrojtësi Krasniqi nuk po mund të shkëputet nga Zvicra dhe negociatat kanë ngecur. 24-vjeçari e donte një kalim në kryeqytet, pasi hapësirat te Lugano kanë munguar. Ai nuk ka zbritur asnjë minutë në fushë këtë sezon. Drejtuesit po shohin për mundësi të tjera në krahun e djathtë, pasi duan që të kenë një rival të denjë për Ibrahimin. 

Një dritare e mbyllur mund të quhet dhe pista e Haris Handzicit. Sulmuesi nuk do t'i bashkohet të kuqve, ashtu si Karikari që nuk u shkëput nga Neftci. Tekniku Gega nuk është shumë i lumtur, pasi nuk ka arritur të plotësojë ekipin ashtu siç ka dashur, në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. 

Të kuqtë kanë mbyllur fazën përgatitore në Antalia dhe janë kthyer në Shqipëri. Trajneri Skënder Gega ka stërvitur skuadrën me lojtarët që ka patur në dispozicon, ndërsa ka dhënë miratimin për Dilaver Dukën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit