Partizani nis mbrojtjen e titullin, fiton finalen e parë play off ndaj Tiranës

24 Prill 2019
17:38
Telesport
back button

Partizani në volejboll për femra ka fituar sot finalen e parë të play off-it, duke mundur 3-0 Tiranën, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”. Në finale kanë dalë dy ekipe që u renditën në vendet 3-4 në fund të sezonit të rregullt, me bardheblutë që kanë faktorin fushë në favor. Gjithsesi, sot ishin vajzat e kuqe ato që fituan në fushën e Tiranës, në një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocione, duke udhëhequr 1-0 serinë e finaleve.

Dy setet e para janë me shumë rivalitet, duelohet fort për çdo pikë dhe rezultati barazohet disa herë. Në pikët e fundit janë vazjat e trajnerit Tarja ato që bëjnë diferencën, duke u shkëputur dhe fituar 25-22 e 25-23. Ky avantazh i dyfishtë i jep më shumë besim skuadrës së “kuqe” në setin e tretë, që ka një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës. Partizani shkëputet e fiton 25-19 e krejt ndeshjen 3-0, duke i nisur mbarë këto finale.

Ndeshja e dytë do të luhet më 27 prill (të shtunën) në “Asllan Rusi”. Kampion shpallet ekipi që fiton 3 nga 5 ndeshjet finale, ndaj rrugëtimi për të titulli është ende i gjatë. Sigurisht, Partizani arriti një fitore me shumë vlera për t’u rikonfirmuar kampion, por Tirana tregoi në gjysmëfinale se nuk dorëzohet kollaj.

Volejboll – Femra, Finale Play off

Ndeshje 1, Tirana – Partizani, 0-3 (22-25, 23-25, 19-25)

27 prill, Partizani – Tirana, ora 20:00 (Asllan Rusi)

30 prill, Tirana – Partizani, ora 16:00 (Fahrie Hoti)

*Partizani udhëheq 1-0 serinë e ndeshjeve finale

Lajme të tjera

Lajmet e fundit