Futboll

Partizani nis merkaton, synon golashënuesin shqiptar të Superiores

Partizanit i duhet një sulmues dhe kjo nuk ka dyshime! Numri “9” ka qenë “i mallkuar” për skuadrën e “demave”, pasi Edgar Çani erdhi me shumë bujë dhe dështoi. Më tej, një surprizë e madhe, pasi shtatlartit shqiptar iu hoq numri dhe iu dha Stefan Nikolicit. Malazezi ishte si një ëndërr vere, pasi u afrua dhe u largua brenda merkatos duke shkaktuar kosto financiare në skuadrën e kuqe.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Në verë u afrua me bujë i riu Rubin Hebaj. I ardhur nga Domzale, 20-vjeçari erdhi si një investim për të ardhmen, por dhe si një njohës i mirë porte, pasi kishte shënuar te Vllaznia, por dhe te Domzale. Përfundimi nuk ishte ai që pritej, pasi iu dha fanella e titullarit dhe nuk arriti të shënonte asnjë gol. Situata ka ndryshuar tashmë me trajnerin Skënder Gega që nuk i beson më shkodranit. Në dy ndeshjet e fundit ndaj Kastriotit dhe Kamzës nuk u preferua për asnjë minutë.

Nevoja e një sulmuesi është evidente, prandaj drejtuesit e “demave” kanë nisur merkaton. Emri i parë në listë? Vasil Shkurtaj. Kampionatin e njeh mirë, po luan dhe shënon me Luftëtarin. 5 gola në 12 ndeshje, kur në ekip mungojnë pasimet e Bregut dhe Abazajt, shifra impresionuese. Të kuqtë janë joshur nga ideja për ta patur në ekip, madje dhe të paguajnë për kartonin e tij. Luftëtari vështirë ta pranojë, pasi privohet nga lideri i skuadrës në këtë moment të vështirë. Megjithatë, futbolli ka një rregull të pashkruar: çfarë nuk bëhet me pak para, bëhet me më shumë para! Pa harruar dhe dëshirën e 26-vjeçarit për të lëvizur nga Luftëtari.

Më shumë nga Futboll