Partizani nis “mission impossible 2”, të kuqtë udhëtim special drejt Azerbajxhanit

16 Korrik 2019
9:33
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka lënë Shqipërinë në orët e para të mëngjesit dhe ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit. Ekipi i kuq do të qëndrojë në Baku aty ku do të luhet dhe ndeshja e kthimit kundër Qarabag-ut. Takimi i parë ka përfunduar 0-0 në stadiumin "Selman Stërmasi", ndërsa kryeqytetasit kanë shpresa. 

Drejtuesit u kanë plotësuar të gjitha kushtet tifozëve të tyre, pasi kanë marrë një charter privat për të udhëtuar drejt Azerbajxhanit. Presidenti Gaz Demi do që futbollistët të ndjejnë sa më pak lodhje dhe pse jo të tentojnë surprizën e madhe. 

Qarabagu është një nga skuadrat më të forta të turit të parë kualifikues të Champions Leagues. Azerët kanë histori dhe në arenën europiane, pasi kanë shkuar shpesh në grupet e Champions Leagues dhe Europa Leagues. Trajneri Franco Lerda dhe djemtë e tij kanë shprehur besim se mund ta kalojnë me sukses. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit