Partizani nis spastrimet, largohet i pari nga kampionët e vendit

14 Maj 2019
15:35
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani nuk ndërhyri shumë në merkaton e janarit dhe i besoi grupit që kishte mbajtur peshën e kampionatit deri në atë periudhë. Kishte të drejtë, pasi të kuqtë u shpallën kampion. Një nga afrimet e merkatos së dimrit ishte Kevin Mombilo. Mesfushori vinte nga kampionati finlandez ku kishte luajtur së fundmi me  PS Kemi. Ai nuk arriti për asnjë moment të integrohej me grupin. 

26-vjeçari u afrua i dëmtuar në kryeqytet, ndërsa burime të ndryshme pranë "Demave të Kuq" pranë Telesport bëjnë me dije se mesfushori është larguar, por sepse sipas asaj që mësohet, ka kryer operacion në Finalndë te gishti këmbës.  

Ndaj, nuk ishte i pranishëm as në festën e titullit kampion.

Mombilo ka një kontratë deri në verën e vitit 2020, por aventura e tij me të kuqtë pritet të mbyllet parakohe. Ai nuk është grumbulluar një asnjë ndeshje nga të kuqtë dhe nuk do ta shijojë debutimin me fanellën e kuqe. Partizani do të bëjë përforcime të rëndësishme për Champions League. Konfirmimin jo zyrtar për largimin e tij e ka bërë dhe klubi i kuq që nuk e ka përfshirë në posterin e fitimit të titullit. Më shpejt u largua se sa u erdhi…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit