Partizani njihet me shortin në Conference League, rival moldav! Zyrtarizohet afrimi në merkato por edhe largimi

15 Qershor 2021
18:40
Telesport
back button

Pasi është njohur me kundërshtarin në turin e parë të Conference League (debutim për këtë kompeticion të ri) Partizani tashmë ka nisur përgatitjet në Ohër dhe aty do të jetë edhe afrimi i fundit.

Skuadra e kuqe do të përballet me ekipin moldav FC Sfintul George.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Partizani ka siguruar një përforcim me vlera në krahun e majtë të mbrojtjes.

“Demat” kanë prezantuar ditën e sotme Emiliano Mustën, i cili arriti akordin me Olsi Ramën, drejtorin e përgjithshëm të klubit kryeqytetas.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

29-vjeçari nga Elbasani ishte pjesë e bardhezinjve të Laçit sezonin e kaluar, ekip me të cilin shënoi 5 gola, teksa dy sezonet e ardhshme do e shohim pjesë të 16 herë kampionëve të Shqipërisë. “FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Emiljano Mustën. Mbrojtësi 29-vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me të kuqtë.

Sakaq, largohet zyrtarisht mbrojtësi Eneo Bitri, që nuk do të jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi qendror ka njoftuar se nuk ka rinovuar kontratën me “Demat” dhe tashmë del si lojtar i lirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit