Partizani nuk lëshon kreun e Superligës, fitojnë edhe Tirana e Skënderbeu

25 Shkurt 2023
20:02
Telesport
back button

Ka nisur java e 11-të e Superligës në volejboll për meshkuj. Skuadra e Partizanit ruan kryesimin pas fitores 3-0 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas. Ndeshje e komanduar nga djemtë e trajnerit Ylli Tomorri (25-22, 25-14, 25-19) në të trija setet, që ruajnë kryesimin e kampionatit .

Po 3-0 fiton edhe Tirana (25-15, 25-17, 25-10), që mundi Elbasanin në “Fahrie Hoti” , në një takim që nuk pati shumë histori. Bardheblutë ndjekin ritmin e të kuqve, duke forcuar pozitat në vendin e dytë.

Në Durrës, ekipi i Skënderbeut mundi 3-1 Teutën vendase (21-25, 25-19, 2-25, 21-25), duke marrë tri pikë të rëndësishme për renditje. Falë këtij suksesi, ekipi korçar qëndron në vendin e katërt në renditje, duke lënë pas Vllazninë, që më 2 mars do të luajë ndaj Erzenit.

Superliga-Meshkuj, java e 11-të

Tirana – Elbasani, 3-0

Teuta – Skënderbeu, 1-3

Partizani – Studenti, 3-0

Vllaznia – Erzeni, 2 mars

Renditja: Partizani 30 pikë, Tirana 27 pikë, Erzeni 23 pikë, Skënderbeu 17 pikë, Vllaznia 14 pikë, Studenti 10 pikë, Teuta 5 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit