Partizani nuk ndalet as me 10 lojtarë, mund 3-0 Erzenin dhe kap Tiranën (Pamjet)

18 Shkurt 2023
21:00
Denis Hakanaj
back button

Partizani ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionatin shqiptar pasi ka mundur 3-0 në shtëpi skuadrën e Erzenit në javën e 22-të. Një fitore aspak e lehtë për Demat e Kuq, që e kanë nisur shumë keq ndeshjen.

EPISODI I KARTONIT TE KUQ – VIDEO

Në fakt, pas vetëm 3 minutash lojë vendasit kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Maget për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Kadriut.

Arbitri Alla në fillim ka dhënë faullin dhe më pas është thirrur nga VAR për ta parë përsëri episodin dhe ka vendosur ta ndëshkojë lojtarin e Partizanit me karton të kuq pasi ka parë pamjet.

Pavarësisht inferioritetit numerik, kanë qenë Demat e Kuq që kanë kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë me një gol të Rrapaj. Një avantazh që është dyfishuar në fillimin e pjesës së dytë me një gol të Da Silva-s.

Në minutën e 73-të ka ardhur edhe goli i tretë për vendasit me Hotin që ka fiksuar shifrat në 3-0 dhe ka ndihmuar Partizanin të shkojë në 37 pikë, po aq sa Tirana kryesuese, por bardheblutë kanë një ndeshje më pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit