Partizani, operohet me sukses Hektor Idrizaj

6 Mars 2019
15:57
back button

Mbrojtësi i Partizanit, Hektor Idrizaj ka kryer operacionin në gju pas dëmtimit të rëndë në derbin me Tiranën fundjavën që lamë pas. Ndërhryja kirurgjikale është kryer me sukses në një klinikë private në Tiranë dhe tani pritet të fillojë faza e rehabilitimit të tij.

Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që ka dhënë njoftimin për operacionin e Idrizajt nëpërmjet rrjeteve sociale: “Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në gju për Hektor Idrizaj. Mbrojtësi i kuq i cili u dëmtua në takimin ndaj Tiranës, i është nënshtruar sot operacionit në gjurin e djathtë, ndërhyrje është kryer në Tiranë. Operacioni i realizuar nga një specialisti ortoped ka rezultuar e suksesshme dhe Idrizaj tashmë do ti nënshtrohet një programi të veçantë rikuperimi”.

Dëmtimi i mbrojtësit ka qenë i rëndë, pasi theu kupën e gjurit dhe faza e rikuperimit të tij do të jetë e gjatë, mendohet se ai mund të jetë në gjendje të luajë sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit