Partizani përballet me “makthin” Bylis, Sormani i beson një debutuesi! (FORMACIONET)

22 Shkurt 2020
16:32
back button

Partizani pret në “Air Albania Stadium” Bylisin në orën 17:00. Një ndeshje me mjaft rëndësi për të kuqtë, pasi do të kërkojnë me patjetër të marrin tre pikët për t’u afruar akoma më shumë me kreun, që tashmë i takon Tiranës.

Përballë do të kenë Bylisin që është shndërruar në makth këtë sezon, pasi i ka marrë një fitore në Ballsh dhe një barazim në fazën e parë në Tiranë. Trajneri Sormani i beson një debutuesit si Amir Bilali në mbrojtje, me 25-vjeçarin që luan ndeshjen e parë si titullar në Superiore me Partizanin.

Mesfusha do të jetë e përbërë nga treshja Cordeiro-Telushi-Broja, ndërsa në sulm luajnë Bardhi, Çinari e Solomon. Nga ana tjetër Bylis i beson të riut Janku në mbrojtje, i cili luan krah Shkallës, ndërsa Goxha është i pezulluar. Në sulm për ballshiotët do të jenë Guindo dhe Mozzone.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bilali, Trashi, Telushi, Broja, Cordeiro, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani

BYLISI: Hidi, Vicente, Shkalla, Janku, Hadroj, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Ntephe, Mozzone, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan

Lajme të tjera

Lajmet e fundit