Partizani përmbys Teutën dhe i afrohet Europës, s’ka fitues mes Vllaznisë dhe Laçit

9 Prill 2022
18:50
Denis Hakanaj
back button

Partizani ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi ka mundur 3-1 Teutën në javën e 28-të të Superiores dhe ka shkuar vetëm katër pikë larg zonës europiane të renditjes.

Një fitore me përmbysje për Demat, të cilët kanë kaluar në avantazh në minutën e 27-të, kur miqtë kanë shënuar me Ivanovic. Kundërpërgjigja e Të Kuqve ka ardhur në fundin e pjesës së parë, me golin e barazimit të Skukës.

Në fillimin e pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 52-të, ka ardhur përmbysja me golin e Bitrit. Në fundin e takimit, në minutën e 96-të, ka ardhur goli i sigurisë i shënuar nga Mirosavljev.

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja tjetër e pasdites së stome, ajo e luajtur mes Vllaznisë dhe Laçit. Shkodranët mbeten në vendin e pestë me 40 pikë, ndërsa Laçi në të dytin me 47-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit