Partizani përmbys Tiranën në derbi dhe fiton Kupën e Federatës

25 Shtator 2022
19:32
Telesport
back button

Partizani është shpallur mbrëmjen e sotme fitues i Kupës së Federatës në volejboll për femra, pas fitores 3-1 ndaj Tiranës në derbin e luajtur në sallën e lojërave, në Farkë. Fitore me përmbysje e skuadrës së kuqe, që arriti të rikuperojë pas humbjes së setit të parë.

Ky është trofeu i parë sezonal për skuadrën e Partizanit, që këtë sezon ka pretendime për t’u rikthyer në elitën e volejbollit. Edhe Tirana luajti mirë, sidomos në dy setet e para, pasi më tej humbi shkëlqimin dhe u detyrua të pranojë humbjen.

Dy setet e para janë me rivalitet, me shumë barazime dhe emocione. Gjithçka vendoset në pikët e fundit, me bardheblutë që fitojnë 25-23 setin e parë, ndërsa Partizani atë të dytë, po me këto shifra. Më pas, në fushë dikton skuadra e kuqe, që ka epërsi dhe fiton me rezultatin 25-18 dy setet e tjera dhe krejt ndeshjen 3-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit