Partizani prezanton blerjen e bujshme, Ferhan Hasani

26 Janar 2021
10:54
Alfred Lleshi
back button

Partizani ka prezantuar sot blerjen e bujshme të merkatos së dimrit. Fjala është për Ferhan Hasani, një sulmues i njohur, me CV shumë të pasur, që do t’i prijë repartit ofensiv të të kuqve tashmë, me numrin 24 në shpinë. 30-vjeçari, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 400 mijë euro nga Transfermarkt, ka luajtur së fundi me HJK Helsinki të Finlandës. Më parë ka përfaqësuar edhe skuadra të tilla si Al-Raed, Bröndby IF, VfL Wolfsburg dhe Shkëndija e Tetovës. Ai ka luajtur me kombëtaren e parë maqedonase 39 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Marrëveshja që firmosi sot me Partizanin, në prani të drejtorit Olsi Rama, ka kohëzgjatje deri në qershor 2021.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit