Partizani rikonfirmohet kampion i Shqipërisë në volejboll për femra

30 Prill 2019
18:27
Telesport
back button

Partizani rikonfirmohet kampion i Shqipërisë në volejboll për femra për sezonin sportiv 2018-2019, duke mbrojtur titullin fituar një vit më parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Roland Tarja mposhti sot pasdite 3-2 Tiranën në finalen e tretë të play off-it, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”. Të “kuqtë” fituan 3-0 serinë e finaleve, duke u shpallur matematikisht kampionë. Një triumf i vuajtur por i merituar i Partizanit, që tregoi se është skuadra më e mirë në vend.

Ndeshja e tretë finale e luajtur sot në “Fahrie Hoti” ishte mjaft emocionuese, madje dramatike dhe me shumë rivalitet, ky të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren. Një takim që zgjati 2 orë e 25 minuta, ku gjithçka u vendos në setin final. Tirana u tregua një kockë e fortë, duke shpresuar deri në fund të ndalë të kuqtë, por u dorëzua në setin final. Partizani, një ekip më i kompletuar, bëri diferencën në momentet vendimtare, duke u shpallur kampion dhe duke festuar gjatë këtë titull.

Volejboll – Femra, Finale Play off

Ndeshje 1, Tirana – Partizani, 0-3 (22-25, 23-25, 19-25)

Ndeshje 2, Partizani – Tirana, 3-1 (25-27, 26-24, 25-15, 26-24)

Ndeshje 3, Tirana – Partizani, 2-3 (27-25, 16-25, 15-25, 30-28, 8-15)

*Partizani fiton 3-0 serinë e ndeshjeve finale

Lajme të tjera

Lajmet e fundit