Partizani shmang humbjen ndaj Vllaznisë por mbetet me 2 pikë në 3 javë! Presidenti Demi: Merkaton ia plotësova 100%

26 Shtator 2021
22:33
Telesport
back button

Supersfida mes Vllaznisë dhe Partizanin, e luajtur sot në mbrëmje në Elbasan Arena, u mbyll pa fitues dhe me barazim 1-1, me dy gola “në skaje”…

Sapo nisi ndeshja ishte ekipi kuqeblu që gjeti golin me anë të Da Silva, pas asistit të bukur nga Liridon Latifi.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar dhe të dyja skuadrat ishin të barabarta në fushë, me Vllazninë, që kërkonte edhe golin e dytë e jo të administronte rezultatin.

Por kjo strategji nuk funksionoi sepse Partizani arriti të barazojë. Ishte Arinaldo Rrapaj, i cili pas një aksioni të gjatë në portën e Vllaznisë, mori një top në gjysmë lartësi dhe tundi bukur rrjetën e Zogovic në brendësi të rrjetës.

 

Në fund Partizani ishte më kërkues, por koha nuk premtonte dhe gola nuk pati më, duke u mbyllur gjithçka në barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Vllaznia ndodhet 5 pikë dhe renditet e dyta, ndërsa Partizani merr pikën e dytë, pa arritur ende te fitorja e parë në këtë edicion të Superiores!

Pas ndeshjes, ABC ka arritur të sigurojë një prononcim të shkurtër të presidentit të Partizanit, Gazmend Demi, i cili megjithëse kërkonte fitoren me patjetër, në fund e pranoi edhe barazimin.

“Ekipi nuk luajti keq, ishte barazim i merituar. Shpresojmë të ecim nga java në javë më mirë. Pritshmëritë? Sa herë luajmë synojmë fitoren, por sot fati nuk ishte me ne.

Merkato e duhur? Këtë e di stafi, unë ia kam plotësuar kërkesat 100%”, tha presidenti i të kuqve direkt pas ndeshjes

Lajme të tjera

Lajmet e fundit