Partizani shpëton në fund, mbyllet barazim sfida kundër Egnatias

3 Shkurt 2024
18:13
Telesport
back button

Një gol i Xhuliano Skukës në minutën e 90, ka shmangur humbjen e Partizanit përballë Egnatias kryesuese në kryeqytet, duke mbajtur gjallë shpresat e të kuqve në luftën për titull.

Ndeshja ka qenë shumë e ekuilibruar, me të dy skuadrat që kanë lejuar pak hapësira për të rrezikuar.

PARTIZANI-EGNATIA 0-1 – VIDEO

U desh një gjuajtje e Spahiut nga distanca që t’u jepte avantazhin miqve, të cilët kërkuan me ngulm golin edhe në vijim, duke vënë disa herë në vështirësi Qirkon.

PARTIZANI-EGNATIA 1-1 – VIDEO

Por në fund, devijimi para portës i Skukës solli barazimin 1-1, që lë në 10 pikë distancën mes vendit të parë dhe të dytë në renditjen e Superiores.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit