Partizani siguron finalet play off, Tirana “stop” Barletit dhe shtyn kualifikimin

19 Prill 2019
8:45
Telesport
back button

Partizani është ekipi i parë finalist i play off-it në volejboll për femra. Të kuqtë e trajnerit Tarja fituan 3-2 ndaj Mirditës në gjysmëfinalen e dytë dhe prenë një biletë për në finale, ku do të mbrojnë titullin fituar vjet. Të “kuqtë” fituan 2-0 serinë e gjysmëfinaleve ndaj ekipi mirditor. Skuadra e dytë finaliste do të mësohet nga përballja e tretë mes Barleti Volley dhe Tiranës. Bardheblutë fituan 3-2 ndaj Barletit në gjysmëfinalen e dytë dhe barazuan 1-1 serinë e ndeshjeve.

Partizani do të luajë javën e ardhme për të mbrojtur titullin kampion në volejboll për femra në finalet e play off-it. Në “Asllan Rusi”, ekipi kryeqytetas arriti një fitore dramatike 3-2 ndaj Mirditës. Të dytja ekipet dueluan fort në 4 sete, ku dy herë Partizani doli në epërsi dhe po dy herë u arritur nga Mirdita. Seti final ishte një formalitet për Partizanin, që u shkëput që në pikët e para dhe fitoi 15-6, duke siguruar finale. Për Mirditën një shans i humbur për t’u rikthyer kampion si dikur.

Në “Fahrie Hoti”, Tirana arriti një fitore të rëndësishme ndja Barleti Volley me shifrat 3-2, në një takim ku bardheblutë rrezikuar shumë. Tirana fitoi dy setet e para dhe krijoi një avantazh të dyfishtë, që u shua shumë shpejt. Barleti nuk dorëzohet e reagon në dy setet e tjera, të cilat i fitoi dhe rihap ndeshjen. Gjithçka vendoset në setin  final, aty ku Tirana ka epërsi e fiton 15-10. FSHV do të caktojë datën dhe orarin e ndeshjes së tretë gjysmëfinale mes dy ekipeve.

Volejboll-Femra, Gjysmëfinale Play off (ndeshjet e para)

Mirdita – Partizani, 2-3 (23-25, 25-17, 25-15, 19-25, 7-15)

Barleti Volley – Tirana, 3-0 (25-21, 25-15, 25-13)

Volejboll-Femra, Gjysmëfinale Play off (ndeshjet e dyta)

Partizani – Minatori, 3-2 (25-21, 19-25, 27-25, 20-25, 15-6)

Tirana – Barleti Volley, 3-2 (25-19, 26-24, 23-25, 10-25, 15-10)

Volejboll-Femra, Gjysmëfinale Play off (ndeshja e tretë)

Barleti Volley – Tirana

*Partizani është finalisti i parë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit