Partizani siguron goditjen e dytë, i merr Vllaznisë mesfushorin e spikatur!

16 Qershor 2021
18:05
Telesport
back button

Partizani vazhdon të bëjë merkato dhe të fuqizohet në prag të startit të Conference League, teksa pasi ka arritur që të sigurojë Mustën, tashmë është radha e lojtarit të Vllaznisë.

Sipas Abcnews, në fakt, Herald Marku do të firmosë së shpejti me të kuqtë, pasi i ka përfunduar kontrata me kuqeblutë dhe nuk ka rinovuar.

Tirana ishte një opsion, me bardheblutë që i kishin bërë një ofertë. Pista tjetër ishte kalimi te Rukh Brest në Bjellorusi, skuadër ku luan edhe Elis Bakaj.

Marku ishte një nga lojtarët më të spikatur sezonin e shkuar te Vllaznia, ndërkohë që lidhjen me Partizanin e ka të hershme.

Mesfushori, i cili në Superiore ka luajtur edhe me Tërbunin e Kastriotin, ka qenë pjesë e moshave të “demave”, para se të kalonte te pukjanët dhe më pas në Gjermani, ku luajti për pak kohë në ligat inferiore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit