Partizani thyen Luftëtarin me predhën e Bruno Telushit (Video)

12 Mars 2019
14:53
back button

Partizani e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë në përballjen kundër Luftëtarit që po zhvillohet në “Elbasan Arena”, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Skuadra e Skënder Gegës i është falur golit të Bruno Telushit në minutë e 43’-të të pjesës së parë. Mesfushori lëshoi një predhë nga jashtë zone, aq sa la të palëvizur portierin Bakaj. 

Ndeshja u dominua nga “Të Kuqtë”, që ishin më shumë në kërkim të golit. Desh ia arritën me Rubin Hebaj në minutën e 16’-të, por goditja e shkodranit u ndal nga mbrojtësi Hoxha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit