Partizani u eliminua nga Kupa, Sormani gjen “justifikimin”!

12 Shkurt 2020
20:57
back button

Adolfo Sormani ka folur pas eliminimit që Partizani i tij pësoi në Kupën e Shqipërisë përballë Besëlidhjes së Lezhës, sfidë e fituar nga të kuqtë 3-1, por që rezultati i ndeshjes së vajtjes 3-0 për miqtë bëri që të kompromentohej gjithçka…

Trajneri italian tha për ABC News tha: “Unë besoj se çështjen e kualifikimit e komplikuam në ndeshjen e parë pasi këtë përballje të dytë ndaj Besëlidhjes i bëmë gjërat mirë”.

“Sigurisht që nuk duhej ta kishim pësuar atë gol, por theksoj se gjithçka u vendos në ndeshjen e parë, pasi  në këtë të takim të dytë jo vetëm luajtëm shumë mirë por edhe shpërdoruam shumë raste.

“Është normale që kur një skuadër krijon kaq shumë, edhe mund të humbasë, por e  vendos edhe një herë tjetër theksin te sfida e parë, ishte ajo që na solli eliminimin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit