Partizani ul tarifat, çmimet e biletave kthehen në normalitet

31 Tetor 2019
17:27
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka publikuar çmimin e biletave për ndeshjen e radhës kundër Luftëtarit. Klubi i “Demave” ka ulur tarifat dhe i ka kthyer në normalitet ndryshe nga ndeshja kundër Kukësit. Kryeqytetasit do të paguajnë nga 300 deri në 1000 lekë të reja, për ta parë sfidën nga stadiumi, ndërsa ndaj verilindorëve ishte nga 500 deri në 2000 lekë të reja. 

Kampionët kanë marrë kryesimin dhe duan mbështetje nga fansat dhe në sfidën ndaj Luftëtarit. Ekipi i kuq nuk do që të ndalet por të vazhdojë në rrugën e fitoreve. Atmosfera nuk është aq e mirë, pasi ka patur përplasje në stadin teknik ndërmjet Lerdës dhe trajnerit Dritan Mehmeti. 

Çmimet – “Biletat në tribunat A1, A2, B1 dhe  B2 do të kushtojnë 2 000 lekë të reja, në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1 dhe H2 do të kushtojnë 500 lekë të reja. Tifozeria e kuqe do të ketë në dispozicion sektorët e tribunave: A1, A2, B1, B2, D1, E, F, G1, G2, H1 dhe H2, ndërsa miqtë C1 dhe C2”, – shkruhet në njoftim.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit