Partizani vijon ëndrrën Champions, gati sfida me kampionet hungareze

22 Tetor 2019
12:25
Telesport
back button

Pas paraqitjes së shkëlqyer në dy ndeshjet e para të Champions League, ku eliminoi kampionet boshnjake të Jedinstvo Brcko (fitore 3-1 në Tiranë dhe 3-2 në Lukovac), skuadra e Partizanit në volejboll për femra përgatitet për ndeshjet e radhës në këtë kompeticion. Ekipi kampion i Shqipërisë do të luajë më datat 24 dhe 31 tetor ndaj skuadrës hungareze të Vasas Obuda Budapest, që është kampion në këtë vend.

Ndeshja e parë do të luhet të mërkurën në Budapest (ora 18:00), ndërsa pas një jave sfida e kthimit do të zhvillohet në Tiranë. Partizani ka vijuar përgatitjet për këtë sfidë dhe sot skuadra është nisur drejt kryeqytetit hungarez. Një përballje e vështirë për volejbollistet “e kuqe” të trajnerit Nejat Sancak, që synon të shkruajë sërish historinë. Ekipi që fiton këtë përballje të dyfishtë do të kualifikohet më tej në fazën e grupeve të Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit