Partizani zgjohet nga gjumi, zyrtarizon afrimin e radhës

14 Janar 2019
21:25
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani humbi 2-1 ndaj Dinamos së Zagrebit në miqësoren e sotme të zhvilluar në Antalia, por kishte minuta dhe për mbrojtësin Lum Rexhepi. Klubi zyrtarizoi afrimin e tij pa një njoftim zyrtar duke e hedhur direkt në fushën e lojës, por më në fund "demat" e kanë publikuar dhe në faqen zyrtare. 

"Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Lum Rexhepin. Qendërmbrojtësi shtatlart, i cili së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Kups në kampionatin finlandez, ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit me të kuqtë. 

"26 vjeçari i cili ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës u aktivizua sot përgjatë 45 minutave të dyta në miqësoren që ekipi zhvilloi ndaj Dinamo Zagreb", – shkruan klubi i kuq. Afrimi i Rexhepit mbyll hapësirën e lënë bosh nga largimi i Renato Gojkoviçit. 26-vjeçari do të luftojë për një vend në formacion me Belicën dhe Atandën. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit