PARTIZANI “ZJARR”! Palos edhe Kukësin dhe tani rrit presionin ndaj kreut. Gjesti i vitit nga të kuqtë (VIDEO)

21 Shkurt 2021
18:34
Telesport

Partizani vazhdon me marshin e fortë dhe suksesi sot ishte thelbëror për t’iu afruar vendit të parë, Vllaznisë, që frenoi në Korçë.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja mundi Kukësin në Elbasan me rezultatin 2-1.

Ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 63-të, kur Çinari shënoi një gol të bukur pas krosimit të telekomanduar të Asanit.

Në pjesën e mbetur të lojës Kukësi nuk mundi të reagonte dhe Partizani u mundua të ruajë avantazhin.

Kur u duk se gjithçka do mbyllej me fitoren minimale të Partizanit, u shënuan dy gola, në mënyrën më të pazakontë ndonjëherë në Superiore.

Në minutën e 88 Taipi dëmtohet në zonë, por Murataj vazhdon lojën dhe shënon për 2-0.

Direkt pas kësaj te Partizani bëjnë gjestin e vitit dhe që rrallë shohim edhe në kampionate më të forta. Lojtarët e kuq qëndrojnë të palëvizur në fushë dhe lënë Limajn të shënojë për të shlyer gabimin e Muratajt dhe shifrat vulosen në 1-2.

Me këtë sukses Partizani afrohet 4 pikë nga Vllaznia dhe Kukësi renditet në vendin e 5-të me 29 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit