Partizani zyrtarizon afrimin e mbrojtësit, e aktivizon kundër Dinamos

14 Janar 2019
16:17
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Lum Rexhepi. Klubi ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për afrimin e shtatlartit, por ai u aktivizua nga trajneri Skënder Gega në pjesën e dytë të takimit miqësor kundër Dinamos së Zagrebit që po luhet në Antalia të Turqisë. 

Mbrojtësi mori vendin e Hilës dhe do të tregojë se sa vlen ndaj kroatëve. Në këtë mënyrë, numri i të afruarve të Partizanit shkon në 4. Jusufi, Hyseni, Duka e tashmë dhe Rexhepi. 

Merkatoja vazhdon ende të jetë aktive dhe kryeqytetasit po mundohen të bëjnë afrime të tjera, sidomos në sulm. Momentalisht takimi është 2-1 për Dinamon e Zagrebit që gjeti dhe golin e dytë në minutën e 53'

Lajme të tjera

Lajmet e fundit