Partizani-Erzeni, derbi shqiptar i rrjetës në Europë

12 Nëntor 2019
13:24
Telesport
back button

Partizani-Erzeni, dy nga ekipet më të mira të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj, do të përballen për herë të tretë këtë sezon (13 nëntor). Gjithsesi, kjo do të jetë hera e parë absolute që këto dy ekipe do të duelojnë mes tyre në Europë, në turneun e Challenge Cup. Ndeshja do të luhet në sallën e lojërave “Feti Borova” dhe është e vlefshme për raundin e dytë.

Partizani fitoi në gjysmëfinalen e Kupës së FSHV-së, ndërsa Erzeni ka replikuar, duke fituar në javën e parë të kampionatit. Ndaj, ndeshja së së mërkurës pritet me interes (ora 18:00), një derbi shqiptar në Europë, ku skuadra më e mirë do të kualifikohet më tej. Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh në mjediset e Akademisë Goga.

Të dyja skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit, po kalojnë një moment të mirë në kampionat dhe janë gati të sfidojnë njëra-tjetrën në Europë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit