Partizani-Qarabag si Davidi kundër Goliathit, diferenca të frikshme!

18 Qershor 2019
16:32
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani nuk pati aspak fat në shortin e Champions Leagues të hedhur në Nyon të Zvicrës. Goglat i rezervuan një short të vështirë, pasi do të luajnë kundër Qarabagut të Azarbajxhanit. 

Ish-ekipi i Ansi Agollit ka një traditë të mirë në kompeticionet europiane, ndërsa diferenca ekonomike me Partizanin është e frikshme. 

"Diktatorët" e Azerbajxhanit në vitet e fundit kanë një vlerë të ekipit prej 16.40 milionë eurosh, ndërsa kampionët e Shqipërisë kushtojnë 5.98 milionë euro. Të kuqtë kushtojnë 3 herë më pak. 

Lojtari më i shtrenjtë i Partizanit është Bardhi me 600 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër poshtë kësaj shifre. Futbollisti më i shtrenjtë i Qarabakut është braziliani Richard me 1.6 milion euro. 10 lojtarë të azaerëve janë më lart se më i shtrenjti i 16 herë kampionëve të Shqipërisë. 

Futbolli nuk është shkencë ekzakte dhe rezultati nuk dihet kurrë, prandaj të fal emocione të forta. Partizani nuk niset si favorit, por mund të sjellë surprizën e bukur dhe goditjen e fortë ndaj skuadrës së Qarabagut. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit