Partizanit i mjaftonjë 2 minuta, arratiset i vetëm në krye (VIDEO+RENDITJA)

3 Nëntor 2019
19:14
back button

Partizani tenton tashmë arratisjen. Skuadra e drejtuar nga Franco Lerda, pas barazimit ndaj Kukësit, ka mbyllur sot tre ndeshjet radhazi brenda fushe, pra në “Selman Stermasi”, duke marrë fitorë 2-0 ndaj Luftëtarit dhe duke kryesuar i vetëm me 21 pikë. Në pjesën e dytë, mjaftuan 2 minuta që Çinari dhe Asani të shënonin për të kuqtë. 

Një krosim i Trashit nga e majta solli devijimin vendimtar me kokë të shkodranit, ndërsa më pas Asani fitoi penallti që e shënoi po vetë. Partizani rikthehet në transfertë pas tre ndeshjesh dhe do të luajë në Vlorë, ndaj Flamurtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit