Partizani triumfon ndaj Farkës, Skënderbeu “leksion” Vllaznisë

27 Nëntor 2021
18:37
Telesport
back button

Është mbyllur sot java e 9-të dhe e fundit e fazës së parë të Superligës në volejboll për meshkuj.

Skuadra e Partizanit fitoi 3-0 ndaj Farka Volley (25-13, 25-12, 25-16 setet), një ndeshje e dominuar dhe fituar me lehtësi nga të kuqtë. Të trija setet ishin një formalitet për Partizanin, që qëndron në vendin e tretë në renditje.

Po 3-0 fiton edhe Skënderbeu, që mposhti në fushën e tij Vllazninë, një ndeshje mes dy skuadrash ë synojnë një vend në katërshe. Miqtë e nisën jo mirë ndeshjen (25-14 seti i parë), por më tej e rritën nivelin. Gjithsesi, Skënderbeu nuk toleroi, duke fituar edhe dy setet e tjera me shifrat 25-23, 25-20.

Superliga – Meshkuj, java e 9-të

Elbasani – Tirana, 0-3

Studenti – Erzeni, 0-3

Partizani – Farka Volley, 3-0

Skënderbeu – Vllaznia, 3-0

Teuta (pushim)

Renditja: Tirana 23 pikë, Erzeni 21 pikë, Partizani 19 pikë, Skënderbeu 13 pikë, Vllaznia 9 pikë, Teuta 8 pikë, Elbasani 8 pikë, Studenti 7 pikë, Farka Volley 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit