Partneret e futbollistëve të Anglisë harbohen bashkarisht në “pallatin lundrues”, shpenzojnë shifrën e çmendur për alkool

26 Nëntor 2022
15:26
Alfred Lleshi
back button

Kombëtarja angleze mori vendimin që partneret dhe të afërmit e futbollistëve, të përqendruar në Katar për të ndjekur Botërorin, të qëndrojnë në një “pallat lundrues” mes detit me qëllim shmangien e infeksioneve të COVID-19, si dhe për të shmangur problemet me konsumimin e alkoolit.

Vendbanimi emergjent i femrave, të dashurave dhe të afërmve të “Tre Luanëve” gjatë turneut të tyre në Katar është “MSC World Europa”, një anije lundrimi e ankoruar në brigjet e Dohas me një kapacitet prej 7000 pasagjerësh.

Kjo anije luksoze karakterizohet edhe nga lista e përfitimeve që ka brenda bare e restorante, më shumë se një duzinë xhakuzi me pamje nga deti, dyqane veshjesh apo sallone bukurie. Pas fitores inauguruese të Southgate kundër Iranit, partneret e futbollistëve anglezë shfrytëzuan qëndrimin e tyre në anijen ekskluzive të lundrimit për t’i bërë haraç njëra-tjetrës me shishe alkooli të markës më të mirë.

Grupi i madh që qëndronte në “MSC World Europa” filloi të porosiste shishe shampanjë me vlerë 300 euro secila, si dhe kokteje premium. “Ato u harbuan për fitoren e Anglisë dhe pinë aq shumë, sa që lokali kishte nevojë për furnizim të nesërmen në mëngjes. Organizuan karaoke dhe kënduan ‘Three Lions and Sweet Caroline’, – bën me dije gazeta britanike ‘The Sun’.

Mirëpo, i njëjti burim tregon se fatura e alkoolit të konsumuar nga të dashurat dhe bashkëshortet e futbollistëve anglezë tashmë i kalon 20 mijë euro që nga mbërritja e tyre në territorin e Katarit, vetëm një javë më parë. Për fat të mirë, llogaria e tepruar nuk përballohet nga grupi që qëndron në lundrim, megjithëse nuk dihet se kush do të jetë përgjegjës për të paguar këtë shpenzim të madh alkooli. “Gjithçka është paguar para se të mbërrinin në Katar”, – saktëson me tej “The Sun”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit