Partnerja zbulon sekretet e Achraf Hakimi: Ja pse ai luan gjithnjë e më mirë…

14 Maj 2021
12:19
Alfred Lleshi
back button

Hiba Abouk është një aktore e njohur për punën e saj në seriale të tillë si “Con el culo al aire” dhe “El Príncipe”. E lindur në Madrid, me origjinë tuniziane dhe libaneze, ajo foli për përfshirjen e saj në kastin e prodhimit televiziv të “Mediaset” (Nënat), amësinë e saj të fundit dhe marrëdhënien romantike me futbollistin Achraf Hakimi.

Bukuroshja e ekranit pranoi se para se të takonte partnerin e saj, me të cilin shoqërohet nga viti 2018, nuk i pëlqente aspak futbolli. Por, jeta me mbrojtësin e Interit e ka bërë të mësohet me këtë sport: “Achraf është vazhdimisht i zhytur te futbolli. Edhe kur nuk stërvitet apo luan, nëse mundet shikon dy ndeshje njëkohësisht në televizor. Ose një ndeshje dhe një film me mua”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hiba Abouk (@hiba_abouk_)

Nga ana tjetër, përkundër pasionit të saj, Abouk pranoi se partneri është ende shumë kërkues sa i përket futbollit: “Unë i ndjek lojërat e tij të gjitha, sepse jam shumë e ngazëllyer kur e shoh duke luajtur. Dhe është e mahnitshme, ai luan gjithnjë e më mirë. Por, nëse nuk luan ai, nuk e shoh Interin”.

Sidoqoftë, aktorja zbuloi se ekziston një disiplinë sportive për të cilën të dy ndiejnë të njëjtin entuziasëm, boksi: “Është një aktivitet që ne e praktikuam shumë gjatë pandemisë. E kam fjalën për boksin, sportin me doreza. Ai është më i shpejtë dhe më i fortë, por teknika kryhet nga unë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit