Pas 10 vitesh nën drejtimin e Fenway Sports Group, del vlera e Liverpool-it nëse do të shitej!

7 Nëntor 2022
16:08
Telesport
back button

Liverpooli është i hapur për të mirëpritur anetare te rinj ne pronesine e klubit! Ky është konfirmimi i Fenway Sports Group (FSG) i cili kontrollon klubin anglez dhe është gjithashtu pronar i Boston Red Sox, një nga ekskluzivitetet më të rëndësishme në botën e bejsbollit.

FSG u bë pronar i Reds në 2010 për një shumë prej 300 milion sterlina nga ish-pronarët Tom Hicks dhe George Gillett. Në mesin e anëtarëve të Fenway Sports Group janë, ndër të tjera, fondi Redbird i Gerry Cardinale (pronar i AC Milan) dhe basketbollisti i njohur LeBron James.

“Ka pasur një sërë ndryshimesh të fundit të pronësisë dhe po aq thashetheme në klubet e EPL – thotë FSG përmes një shënimi zyrtar – dhe në mënyrë të pashmangshme ne pyetemi rregullisht për pronësinë e Fenway Sports Group në Liverpool.

FSG shpesh merrte shprehje interesi nga palë të treta që kërkonin të bëheshin aksionarë të Liverpool-it. FSG ka thënë më parë se me termat dhe kushtet e duhura ne do të konsideronim aksionarë të rinj nëse do të ishte në interesin më të mirë të Liverpool-it si klub. FSG mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj suksesit të Liverpool-it, si brenda dhe jashtë fushës.

Por ka edhe më shumë, sipas The Athletic, Fenway Sports Group i ka dhënë tashmë një mandat dy bankave investuese si Goldman Sachs dhe Morgan Stanley për të mbledhur çdo shprehje interesi nga palët e treta.

Një derë e hapur për hyrjen e aksionerëve të rinj, mesa duket pakicë dhe mazhorancë, për një nga grupet më të rëndësishme të biznesit sportiv. Vlera e Liverpool-it pritet të jetë rreth asaj të Chelsea-t, e shitur në fillim të vitit nga Roman Abramovich te një grup investimi, i drejtuar nga Todd Boehly dhe Clearlake Capital, për 4.25 miliardë paund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit