Pas 18 vitesh Botërori i Moto GP rikthehet në vendin e karnevaleve

17 Tetor 2019
8:52
Telesport
back button

Në vitin 2022, botërori i Moto GP do të ketë një garë edhe në Brazil. Gara e fundit e zhvilluar në këtë shtet daton në vitin 2004. Lajmin e konfirmuan drejtuesit e Dorna (kompania e Moto GP), që tha se ka arritur një marrëveshje 5-vjeçare me Rio Motorsports.

Gara e Çmimit të Madh të Brazilit do të zhvillohet në zonën e Rio Motorpark (Rio de Zhaneiro), një pistë që pritet të përfundojë në vitin 2021. Pista do të jetë e gjatë 4,5 kilometra, me 7 kthesa në të majtë dhe 6 në të djathtë dhe një xhiro pritet të zgjasë 1’38”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit