Pas 3 djemve, Morata “godet në shenjë” me vajzën. Pret fëmijën e katërt në 5 vite martesë

25 Qershor 2022
12:26
Alfred Lleshi
back button

Alice Campello është sërish shtatzënë. Influencuesja dhe bashkëshortja e Alvaro Morata, të cilët pak ditë më parë festuan përvjetorin e pestë të martesës, janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.

Njoftimi erdhi me një postim familjar të publikuar në rrjetet sociale, pasi prej disa kohësh qarkullonin zëra për shtatzëninë e katërt të pretenduar të modeles së lindur në vitin 1995. Dëshira e tyre në fakt ishte të zgjeronin familjen me vajzën e shumëpritur.

“Doja një princeshë, tashmë e pashë veten me një qenush në dorë”, – tha sulmuesi i Juventusit me lot në sy, kur vitin e kaluar gruaja e tij bëri sikur ishte shtatzënë për herën e katërt. Këtë herë është e gjitha e vërtetë dhe kushedi sa të qara gëzimi do të ketë pasur Alvaro Morata për lajmin se do të bëhet baba për herë të katërt.

Sa i përket seksit, “Corriere della Sera” zbulon se “të mirëinformuarit thonë se është vajzë”. Pra, pas binjakëve Leonardo dhe Alessandro të lindur më 29 korrik 2018 dhe Edoardo-s së vogël që mbërriti në familje më 29 shtator, dy vite më vonë, një vajzë e vogël do ta plotësonte tablonë familjare.

Më 17 qershor, çifti festoi përvjetorin e pestë të martesës në Venecia, ku gjithçka filloi në vitin 2017, në prani të mbi 400 të ftuarve. Këtë herë një festë më intime, por jo më pak elegante përkujtoi pesë vitet e para të martesës dhe pagëzimin e tre fëmijëve të tyre në të njëjtën datë.

Aktiviteti u ndoq nga Anamoya Calzado, shoqja e nuses, të sapomartuarve Beatrice Valli dhe Marco Fantini, Michela Quattrociocche dhe disa lojtarë të Juventusit, nga Matthijs de Ligt tek Nicolò Fagioli. “Për mua vleni më shumë se të gjithë trofetë dhe paratë e botës”, – ishte dedikimi i sulmuesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit