Pas 30 vitesh dy makina vetëm me femra në garën 24 orëshe të La Mansh

16 Shtator 2020
14:43
Telesport
back button

Pjesëmarrja e piloteve femra në garën 24-orëshe të La Mansh nuk është një risi. Në 87 edicione të kësaj gare klasike janë regjistruar 61 ekipe me femra. Në asnjë rast ato nuk kanë fituar ndonjë garë apo janë ngjitur në podium.

E veçanta e edicionit 2020 të garës 24-orëshe të La Mansh (nis nesër me provat zyrtare dhe mbyllet të shtunën me garën), është se në edicionin nr.88 do të jenë në start dy makina që do të pilotohen vetëm nga femra. Kjo gjë nuk ndodhte prej 30 vitesh.

Njëra nga këto dy skuadra ishte edhe vjet në garë dhe objektivi i tyre këtë vit është të garojnë për fitore ose podium. Kapitenia e njërës prej skuadrave, Katherine Legge tha: “Nuk jemi ekipi i vajzave. Ne jemi një ekip që shkon në La Mansh për të fituar”.

Beitseke Visser, Tatiana Calderon dhe Sophia Floersh

 

Të dyja këto ekipe sponsorizohen nga Richard Mille, firma e njohur e orëve luksoze, që ka pranuar të bashkëpunojë në projektin “Iron Dames” (Gratë e Hekurta). Njëra nga makinat quhet Oreca 07-Gibson dhe pilotohet nga Beitseke Visser, Tatiana Calderon dhe Sophia Floersh.

Ndërsa makina tjetër e përbërë nga pilote femra është Gte-Am Ferrari 488, ku do të garojnë Manuela Gostner, Michelle Gatting dhe Rahel Frey.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit