Pas Botman, edhe Sanches “tradhton” Milanin?! Duket se lojtari ka vendosur që destinacioni i tij të jetë…

28 Qershor 2022
17:51
Telesport

Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, gazeta kryeqytetase shumë pranë klubit të Nasser Al-Khelaïfi, Renato Sanches ka bërë zgjedhjen për të ardhmen e tij: mesfushori portugez, i cili prej muajsh është në fokusin e Milanit, absolutisht dëshiron të luajë te PSG sezonin e ardhshëm.

Nuk ka ende një marrëveshje mes klubeve franceze, me parisienët që ofrojnë rreth dhjetë milionë euro, por vullneti i lojtarit për Le Parisien është i qartë: ai në fakt i ka thënë jo propozimit të kuqezinjve.

Luis Campos, konsulenti i PSG-së, megjithatë nuk ka ndërmend të rrisë ofertën: portugezi do të arrijë këtë verë ose në një vit si transferim i lirë. Në merkato, një nga prioritetet e Milanit është padyshim që të marrë zëvendësimin e Franck Kessie, i cili do të shkojë në Barcelonë pa asnjë kosto.

Emri i parë në listë është gjithmonë ai i Renato Sanches, mbi të cilin megjithatë ka presion të fortë nga PSG dhe për këtë arsye nuk do të jetë e lehtë të arrish te mesfushori portugez i Lille kujton Repubblica.

Alternativa është Douglas Luiz, mesfushori brazilian 24-vjeçar, i cili ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2023. Ditët e fundit, siç thuhet, ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me agjentin e lojtarit të Villans.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit