“Pas dy ditësh…”, Lewandowski çmend tifozët me deklaratat e fundit

3 Qershor 2023
15:45
Denis Hakanaj
back button

“Ne duhet të presim për të parë nëse Leo Messi mund të vijë në Barcelonë. Shpresoj që ai të vijë”. Këto kanë qenë fjalët e Robert Lewandowski për Marca-n. Sulmuesi polak e ëndërron asin argjentinas si shok skuadre, pavarësisht vështirësive:

“Ndoshta brenda dy ditësh do të mund të dimë më shumë gjëra dhe të kemi informacion më konkret”, vijon Lewandowski i cili vlerëson cilësitë e Messit: “E di që do të ishte shumë e lehtë të luaja me të sepse Leo mund të luajë pothuajse në çdo pozicion”.

Për sulmuesin e Barçës, vështrimi i tij shkon drejt së ardhmes: “Unë e shoh mirë të ardhmen, më pëlqen të jem pjesë e ndryshimit që po kalon Barcelona.

“Ajo që ndodhi në Champions League ishte një zhgënjim i madh, por ne bëmë shumë mirë në kampionat. Në sezonin e ardhshëm të dyja gjërat mund të shkojnë shumë mirë”.

E sigurt është se me një Messi më shumë në skuadër, të dyja gjërat mund të marrin një kthesë shumë të mirë.

Siç raporton gazeta katalanase SPORT, Messi nuk do të kishte rënë dakord me Barcelonën për rikthimin e tij në Katalonjë.

Prandaj, kampioni argjentinas i botës do të dukej gjithnjë e më afër nënshkrimit me Al-Hilal, një klub saudit që me sa duket tashmë ka caktuar datën e zyrtarizimit, të martën 6 qershor, për të pasur një jehonë globale.

Me pak fjalë, negociatat me Barcelonën nuk kanë sjellë asnjë rezultat, për shkak të vështirësive të njohura ekonomike të klubit blaugrana. Messi, pra, do të ishte gati të pranonte ofertën faraonike të Al-Hilal prej 600 milionë eurosh në sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit